Kombetarja

Dilemat e fundit të Silvinjos, trajneri kuqezi nuk ka vendosur për sulmin

Gazeta Si – Trajneri Silvinjo pritet të shpallë nesër listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet kualifikuese me Çekinë dhe Poloninë. Ai po tregohet shumë i kujdesshëm për këtë listë, sepse bëhet fjalë për 180 minutat që vendosin fatin e kualifikimit ose jo në Euro 2024.

Dilemat e trajnerit brazilian të Shqipërisë duket se kanë të bëjën me sulmin. Armando Broja sapo ka nisur stërvitjen me skuadrën dhe nuk ka luajtur asnjë minutë me Çelsin, ndaj dhe me shumë gjasa do të mungojë sërish me kuqezinjtë.

Silvinjo, trajneri i Kombetares. Gazeta Si, 30 gusht 2023

Silvinjo ka marrë në konsideratë të gjitha alternativat për qendrën e sulmit. Xhakomo Vrioni, i cili luan në MLS, duket se ka rënë poshtë si mundësi. E hapur është ende pista e Bekim Balajt, sulmuesit veteran që luan me Vllazninë. Po diskutohet gjithashtu edhe grumbullimi i mundshëm i Mirlind Dakut.

Nga sa kuptohet, Silvinjo kërkon një zëvendësues ideal të Sokol Cikalleshit, që nuk mund të përballojë fizikisht dy ndeshje kaq intensive.

Për pjesën tjetër të skuadrës pritet që emrat të jenë po ata të ndeshjeve të fundit. Listës do t’i shtohet edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor që luan për Antverp në Belgjikë dhe që është pajisur me pasaportën shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë