Ushqim

Dietat “keto” dhe “mesdhetare” ulin sheqerin në gjak, por mund të kenë edhe efekte anësore

Një dietë ketogjenike dhe një dietë mesdhetare mund të jenë efektiv për balancimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Ky konkluzion ka dal nga një studim i botuar më 31 maj në revistën “American Journal of Clinical Nutrition”.
Studiuesit nga Universiteti Stanford analizuan të dhënat nga 33 të rritur me para-diabet dhe diabet të tipit 2. Individët ndoqën dietat përkatëse për 12-javë. Rendi i dietave u caktua në mënyrë të rastësishme dhe pjesëmarrësve iu tha të hanin aq sa donin.
Në një dietë keto të mirë formuluar , pjesëmarrësve iu tha të hanin midis 20-50 gram karbohidrate në ditë, sasi të moderuara proteinash dhe të paktën tre racione perime.
Opsioni tjetër, një dietë mesdhetare , bazohej në zakonet tradicionale të të ngrënit në vende si Spanja dhe Italia. Ky grup kishte kryesisht ushqime bimore, vaj ulliri dhe peshk të yndyrshëm, arra dhe fara.

Foto ilustruese-Dietë keto dhe mesdhetare-Marrë nga Insider. 03.06.2022.


Të dyja dietat përfshinin shumë perime dhe kufizonin sheqerin e shtuar dhe drithërat e rafinuar si buka e bardhë. Dallimi ishte se ata që mbanin dietë mesdhetare hanin gjithashtu fasule, fruta dhe drithëra të plota, ndërsa ata me dietën keto kryesisht i përjashtonin ato ushqime.

Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit kishin përmirësuar në mënyrë të ngjashme nivelet e sheqerit në gjak pas të dy dietave.


Megjithatë, dietat mund të ketë disa efekte anësore.

Dieta keto mund të kenë kolesterol më të lartë, të humbasin disa lëndë ushqyese dhe ta kenë më të vështirë t'i përmbahen dietës për një kohë të gjatë.
Ndërsa, dieta keto përmirësoi nivelet e sheqerit në gjak të pjesëmarrësve, por rriti kolesterolin, i cili mund të lidhet me rrezikun më të lartë të sëmundjet e zemrës.

Një problem tjetër i mundshëm me dietën keto ishte se pjesëmarrësit po hanin dukshëm më pak disa lëndë ushqyese, duke përfshirë vitaminën C, folatin dhe magnezi.
Më në fund, studiuesit zbuluan se dieta mesdhetare ishte dukshëm më e lehtë për pjesëmarrësit.

Burimi:Insider/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë