Shendet

Dieta mesdhetare mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë me gati 25%

Ndjekja e një diete mesdhetare mund të ulë rrezikun e një gruaje për sëmundje të zemrës me gati 25 për qind, sipas një analize të re të 16 studimeve.

“Ky studim i shton asaj që dihet tashmë për përfitimet kardiovaskulare të një diete mesdhetare, por më tej rithekson se ajo mund të jetë po aq e dobishme për gratë sa dihet se është për meshkujt”, thotë autorja kryesore Sarah Zaman, pedagoge në Universitetin e Sidneit.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një i grave dhe burrave në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sëmundja e arterieve koronare vret më shumë se dy herë më shumë gra sesa kanceri i gjirit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa në vitin 2020, një në pesë vdekje në mesin e grave në Shtetet e Bashkuara ishte për shkak të sëmundjeve të zemrës.

“Ka kohë që dihet se të ngrënit e një stili mesdhetar është i mirë për zemrën, por është inkurajuese të shohësh se ky studim sugjeron që kur i shikojmë gratë veçmas nga burrat, përfitimet mbeten”, tha Victoria Taylor, dietologe.

Analiza, e botuar në revistën Heart, kombinoi studimet mbi dietën mesdhetare, duke ndarë detaje rreth grave nga burrat.

Gratë që ndiqnin më nga afër dietën mesdhetare kishin një rrezik 24 për qind më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe një rrezik 23 për qind më të ulët të vdekjes së hershme sesa gratë që nuk e ndoqën dietën.

“Jam e emocionuar që më në fund shoh të dhëna për gratë, pasi këto të dhëna ose nuk janë paraqitur, ose janë të pamjaftueshme në studimet e mëparshme”, tha kardiologia Roxana Mehran.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë