Moti

Dielli doli më vonë sot

Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellet dhe gjatë orëve në vijim moti do të mbetet i qëndrueshem dhe vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat sot zbriten në mëngjes.

Zona malore 11-29 gradë celsius.

Zona e ulët 12-34 gradë celsius.

Zona bregdetare 18-31 gradëcelsius.

Ditën e hëne ku nis vjeshta astronomike moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, në mesdite do të kemi shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu të pakta në Juglindje.

Meterologja e Gazetës "Si" tregon se temperaturat do të jenë me rënie, në zonat malore rreth  10-28 gradë celsius, zona e ulët 17-29 gradë celsius, zona bregdetare 18/31 gradë celsius!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë