Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore.
Ndërsa në zonat malore do të ketë prezencë të vranësirave të lehta e kalimtare.
Por pasditja dhe orët në vijim do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë gjatë mbrëmjes dhe natës vonë në zonat veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




