Kosova

Diaspora voton në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, nis procesi në 18 vende të botës

Nga Gazeta ‘Si’- Ka nisur votimi i diasporës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, ku qytetarët e regjistruar jashtë vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përfaqësitë diplomatike të vendit.

Procesi i votimit po zhvillohet në 30 qendra votimi në total, të shpërndara në 17 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, procesi ka filluar fillimisht në Ankara dhe Stamboll, ndërsa më pas është shtrirë në 24 përfaqësi diplomatike të tjera në Evropë. Në total, votimi po zhvillohet në 25 nga 30 përfaqësitë ku është parashikuar organizimi i tij.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri në orën 09:00, nga 27.724 votues të regjistruar jashtë vendit, kanë votuar 11.245 persona, ndërsa një pjesë e votuesve kanë përfunduar tashmë të gjithë procedurën e votimit.

Ai sqaroi se procesi ka nisur në orën 07:00 sipas kohës lokale në Kosovë dhe do të vijojë deri në orën 19:00, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të regjistruar të shprehin vullnetin e tyre elektoral.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë