Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhelyi: Palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi sot në Prishtinë se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zbatohet.

“Mendojmë që është bërë një progres… është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë obligimet pa vonesë, sepse duhet të ecim para me zbatimin e marrëveshjes… përfshirë edhe atë të vitit 2015”, tha komisionari për Zgjerim, duke nënkuptuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai foli më tej edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa tha se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në.

“…një mesazh i qartë që vjen gjithmonë nga Prishtina është përkushtimi sa i përket përafrimit me BE-në. Keni treguar zotimin tuaj jo vetëm me fjalë, por edhe me qëndrimin sa i përket agresionit rus në Ukrainë”, tha ndër të tjera komisionari Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë