Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi: SHBA e tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç, e impresionuar nga Kurti

Pas takimit të fundit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, administrata amerikane e udhëhequr nga presidenti Joe Biden ka vendosur të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë.

Ndër gazetat e vetmet të pavarura në Serbi, “Danas” raporton sot se një përfaqësues i  qarqeve diplomatike nga Uashingtoni ka konfirmuar kësaj gazete se ‘në Shtëpinë e Bardhë janë të impresionuar nga qasja dhe performanca e Kurtit në dialog, ndërkohë që në anën tjetër janë të shokuar nga autoritarizmi i Vuçiçit.

Siç mëson Danas presidenti i Serbisë ka marrë kritika nga Departamenti Amerikan ndër të tjera, për "mungesën e sensit për dialog me kundërshtarët politikë, kontrollin e tepruar mbi media", si dhe "deklaratat ndezëse të bëra shpesh nga ai dhe disa të bashkëpunëtorë të tij për fqinjët e Serbisë në Ballkanin Perëndimor ".

Sa i përket Kurtit, gazeta thotë se ai "gëzon mbështetjen e Amerikës në shumicën e segmenteve politike", megjithëse konsiderohet një "bashkëbisedues më i pakëndshëm" sesa paraardhësi i tij në detyrë, Avdullah Hoti.

Burimet i thonë gazetës serbe se "Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden, që Kosova të marrë njohje nga Serbia".

Burimi i gazetës Danas shpjegon se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, "veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit", dhe të konsultohet vazhdimisht me presidentjen e Kosovës Vjosa Osmani, e cila "ka lidhje politike në qarqet diplomatike afër Biden".

Sipas “Danas”, Departamenti i Shtetit Amerikan planifikon që Matthew Palmer të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe do të lirohet nga detyrat e tij si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Siç shpjegojnë burimet, "Karen Donfried, e cila do të emërohet Ndihmëse Sekretare e Shtetit e SHBA-së për Europën dhe Euroazinë, e cila me siguri do të zgjedh një ekip të ri, duke përfshirë një përfaqësues të veçantë për Ballkanin Perëndimor"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë