Sociale

Di Maio pret me dorë në zemër 60 infermierë shqiptarë në Itali

Ministri i Jashtëm i Italisë Juigi Di Maio ka pritur vetë personalisht grupin e dytë të 60 infermierëve shqiptarë që u nisën sot në Itali.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Di Maio, ministri i ka pritur dhe falenderuar me dorë në zemër infermierët kur kanë zbritur nga avioni.

Di Maio e ka quajtur grupin prej 60 infermierësh një dhuratë tjetër nga Shqipëria dhe ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e treguar ndaj Italisë në këtë periudhë të vështirë.

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/883841512118024

"Sot mbërrijnë në Itali një grup me 60 infermierë nga Shqipëria për të dhënë mbështetje spitaleve tona. Një ndihmë konkrete, një dhuratë tjetër, që vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin dhe ndihmën ndaj Italisë”, shkruan Di Maio.

Në prill, Shqipëria nisi drejt Italisë një grup prej 30 infermierësh dhe mjekësh që po ndihmojnë në betejën ndaj Covid-19.

Edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur ndihmën e Shqipërisë në Itali.

“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar  COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë