Ka ndodhur

Dhunuan një 38-vjeçar dhe goditën policët, shpallen në kërkim djemtë e Tom Doshit

Gazeta Si - Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur në kërkim, pasi kanë dhunuar një 38-vjeçar në kryeqytet.

Por gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në zonën e ish-Bllokut, ata kanë goditur edhe punonjësit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, ku dy djemtë e tij, J.D., dhe M.D., kanë rrahur një person.

Pak minuta më pas, në vendin e ngjarjes kanë ardhur disa punonjës policie të njoftuar nga kalimtarët.

Efektivët kanë kërkuar sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por dy djemtë e Doshit kanë filluar të godasin edhe ata, duke iu shkaktuar dëmtime fizike.

Tashmë ata akuzohen për një disa akuza, si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë