Futboll

Dhuna në Fushë-Krujë, Tirana kërkon përjashtimin e arbitrit Sokoli

Dhuna në Fushë Krujë në ndeshjen Kastrioti – Tirana në javën e fundit të Superligës është dënuar edhe nga klubi bardheblu. Përmes një postimi në rrjetet sociale Tirana ka dënuar veprimet e arbitrit Olsi Sokoli në këtë ndeshje. Klubi kryeqytetas shkruan se më shumë se një herë arbitri i është drejtuar me shprehje raciste sulmuesit Majkëll Ngo, duke e provokuar atë.

24 herë kampionët e Superligës e cilësojnë arbitrimin e Sokolit si tendencioz dhe dëmtues për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në reagimin e publikuar në facebook, Tirana kërkon nga strukturat e FSHF-së dhe Shoqata e arbitrave përjashtimin e arbitrit Sokoli.

Reagimi i Tiranës:

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2244435735812536

Ky reagim i fortë i Tiranës me këtë komunikatë vjen në një kohë, kur Komisioni i Disiplinës ende nuk ka marrë vendim për ngjarjen e ndodhur në stadiumin “Redi Maloku”, ku disa futbollistë dhe trajneri i Tiranës u dhunuan nga tifozët vendas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë