Ka ndodhur

Dhuna ndaj të moshuarës dhe nipit në Vlorë, burg për 2 të akuzuarit

Gazeta Si - Dy shqiptarët nga Kosova, Gëzim Bacaj dhe Durim Kelmendi janë lënë në burg për ngjarjen e rëndë në Llakatund të Vlorës, ku 3 ditë më parë dhunuan një 70-vjeçare bashkë me nipin e saj, duke u lënë plagë të shumta në trup.

Për ngjarjen, vijon të jetë në kërkim nga policia Haki Bajrami, ish-dhëndri i të moshuarës . Gëzim Bacaj akuzohet se ndihmoi të dhunonte 70-vjeçaren dhe më pas t’i vinte flakën banesës ku ajo jetonte bashkë me nipin. Ky i fundit ishte thjeshtri i Haki Bajramit.

Ndërsa Durim Kelmendi, akuzohet se nuk ka kallëzuar krimin. Të dy këta shtetas u ndaluan nga policia një ditë pas ngjarjes në Morinë.

Seanca e e në Gjykatën e Vlorës është drejtuar nga gjyqtarja Liza Sinomati ndërsa prokuror i çështjes ka qenë Hyrjet Lamaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë