Ngjarje

Dhuna ndaj shqiptarëve në Mal të Zi, 3 nga të arrestuarit janë nga qyteti me shumicë serbe (emrat)

Gazeta Si - Emrat e 3 prej, 5 personave të arrestuarve për dhunën ndaj 3 shqiptarëve në Heceg Novi të Malit të Zi, janë publikuar nga mediat lokale.

Sipas policisë malazeze, tre nga të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic.

Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja, zonë e njohur si e banuar nga popullatë me një shumicë serbe nacionaliste.

Mediat raportojnë se ata kanë qenë me veshje ushtarake që përdoret për gjueti. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një debat mes të rinjve për radhën e daljes nga porti.

Megjithatë, një ditë më parë, shqiptarët e plagosur pohuan në media se janë goditur pa shkak.

Njëri prej tyre tha se prania e një flamuri shqiptar në pasqyrën e makinës, mund të ketë çuar në dhunën e malazezëve ndaj tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e shkuar rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit Herceg Novi.

Tre shqiptarët e dhunuar janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Ata sapo kishin zbritur nga trageti dhe po lëviznin me një automjet me targa gjermane.

Fillimisht agresorët goditën makinën e tyre dhe pas daljes nga automjeti dy shqiptarët janë goditur duke pësuar dëmtime në trup.

Policia malazeze, në komunikim me homologët shqiptarë ka raportuar se fillimisht 3 shqiptarët janë dërguar për mjekim në spital dhe nuk kanë pranuar të bëjnë kallëzim për ngjarjen, pasi kanë qenë të frikësuar.

Vetëm pas ardhjes së avokatit shqiptar nga Ulqini, policia e shtetit fqinj ka bërë të ditur se ka shoqëruar disa persona për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë