Drejtësia

Dhuna ndaj 3-vjeçares nga edukatorja, kryhet akti i ekspertimit dhe dërgohet në Prokurorinë e Tiranës

Gazeta Si - Instituti i Mjekësisë Ligjore ka deklaruar se vendimi për kryerjen e ekspertizës së 3-vjeçares të dhunuar në kopshtin privat “Stinët”, u ka shkuar më datën 7 nëntor. Pas përfundimit të aktit të ekspertimit, rezultatet janë nisur në dje në Prokurori.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, - thotë Instituti, ndërkohë që më herët u raportua se mjeku ligjor nuk kishte shkuar për të bërë ekspertizën e gjendjes së vajzës.

Në pamjet që janë publikuar nga ambientet e brendshme të kopshtit, duket edukatorja Majlindja Dehima, e cila qëllon me vizore dhe me shpulla 3-vjeçaren.

Emisioni investigativ ‘STOP’, publikoi pamjet nga dhoma e gjumit, të 1 nëntorit, ditë kur fëmija ka përfunduar në spitalin e Tarumës me këmbë të thyer.

Në materialin filmik dëgjohet të sharat e edukatores ndaj të miturës, më pas një kërcitje që mendohet se është zhurma e thyerjes së kockës dhe më pas të qarat e vajzës.

Prokuroria e Tiranës ka vënë në hetim edukatoren Mjalinda Dehima, si edhe 3 policë janë pezulluar nga detyra pasi nuk kanë këqyrur si duhet pamjet e kamerave.

Por edukatorja, në dëshminë e saj në polici, ka mohuar akuzat, duke pretenduar se e ka qëlluar vajzën me një vizore.

Pas historisë së dhimbshme, Ministria e Arsimit zbuloi një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” ishte i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë