Politike

Dhuna ndaj 28-vjeçares, Berisha: Jeta në Tiranë, gjithnjë e më a pasigurtë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar të hënën në mesditë dhunën ndaj një 28 vjeçareje në Tiranë nga partneri i saj, duke e kaluar më pas problemin në rrafshin politik.

“Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik, sepse muaj më parë një vajzë nga Kenia, 19 vjeçare që punonte në një kazino, u masakrua.

Klithmat e saj ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë. Vetëm qeveria arrin të heshtë. Të shkatërrojë, t’i rrënojë të gjitha prova për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin.

Tirana është pra sot, qytet ku dominon ligji i mafias, ku dominon mafia.

Mafia e Tiranës, duke pasur parasysh faktin se ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghetën, Sakra Korona Unitën, tejkalon të gjitha grupet mafioze, pasi kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare.

Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 26-vjeçares, dënoj indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe në tërësi dorëzimin e sigurisë dhe rendit të qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë