Ekonomi

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Të përmirësohet klima e biznesit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë shqiptare ka njoftuar se ka kryer një takim me Dhomën Amerikane të Tregtisë. Në takimin e kryer mes Zv/Ministres Belinda Ikonomi dhe Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jace, ky i fundit e ka vënë theksin tek përmirësimi i klimës së biznesit në vend.

“Klima e investimeve është ndër objektivat kryesorë për të kontribuar në përmirësime”- është shprehur  Jace.

Takimi, sipas njoftimit të financave, u fokusua në Raportin Doing Business për Shqipërinë dhe bashkëpunimin me Amcham si një nga Dhomat më të rëndësishme të Tregtisë në vend. “Mesazhet kryesore të ndërmarra tek bizneset, po edhe sugjerimi i reformave të reja përmirësojnë klimën e biznesit dhe e bëjnë tërheqëse për investitorët.”- citohet në njoftim. Ndërkaq të dyja palët vlerësuan se për biznesin koha, kostot dhe procedurat  e lehtësuara janë pika ku duhet të fokusohemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë