Artist i popullit, mjeshtër, kineast, regjisor, skenarist dhe një figurë shumë e dashur feston sot 85-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë, Presidenti Ilir Meta e ka nderuar me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skenderbeu” për kontributin e tij në krijim e identitetit të vendit tonë.
Filma të tjerë që mbajnë firmën e Anagnostit janë edhe:
Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989), Përrallë nga e kaluara (1987), Gurët e shtëpisë sime (1985), Kujtime nga Gjirokastra (1983), Vëllezër dhe shokë (1982), Në shtepinë tonë (1979), Lulëkuqet mbi mure (1976), Kur hiqen maskat (1975), Cuca e maleve (1974), Përjetësi (1974), Malet me blerim mbuluar (1971) Parafabrikatet (1970), Plagë të vjetra (1968) dhe shumë të tjerë.
Ai ka realizuar dhe “Gjoleka, i biri i Abazit”, një film që ka fituar dy cmime ndërkombëtare në Itali.
Anagnosti ka qenë antar i Parlamentit Shqiptar në vitet ’90 si dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.