Politike

“Deti”, Rama: Greqia s’mund të zgjerohet pa marrëveshje, Dendias së shpejti në Tiranë

Kryeministri Edi Rama thotë në një intervistë për televizionin grek, “Mega”, se Greqia duhet të bëjë marrëveshje për zgjerimin e vijës bregdetare me Shqipërinë. Ai i mëshon idesë së hedhur edhe me parë se çështja mund të zgjidhet në gjykatë ndërkombëtare, ndërsa informoi se për “Detin” në Tiranë do të ketë një vizitë së afërmi edhe ministri i Jashtëm i Greqise, Nikos Dendias.

“Ne nuk e mirëpritëm asnjë marrëveshje. Ne sapo kaluam një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të patriotizmit të rremë, i cili ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pasi Kryeministri juaj iu drejtua parlamentit, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin. Kishte një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjatur ujërat territoriale në 12 milje, e cila bazohet në traktatin ndërkombëtar të Montegos. Çdo vend që ka dalje në det ka të drejtën dhe nuk është diçka për të cilën negocioni ose kërkoni nga të tjerët të zgjerojnë ujërat tuaja atje ku është e mundur.

Kur kjo nuk është e mundur, vendet duhet të vijnë në një marrëveshje, ndërsa çështja midis Greqisë dhe Shqipërisë është e veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të vazhdojnë me zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa marrëveshjen ndërmjet tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur. Ne jemi pranë njëri-tjetrit, nuk mund të bëjmë gjëra vetëm ose nuk mund të jetojmë pa e kuptuar dhe pa respektuar faktin që tjetri është pranë nesh. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje dhe jam i bindur që do të gjejmë një zgjidhje”, thotë kryeministri.

Më tej, Rama shton: “Pas disa javësh unë do të pres Ministrin e Jashtëm në Shqipëri për të diskutuar këtë çështje dhe menjëherë më pas shpresoj të pres Kryeministrin grek. Ai vetë ka vizituar Shqipërinë përpara se të merrte post politik dhe është koha që ai të kthehet. Babai i tij ishte zyrtari i parë grek që vizitoi vendin edhe para rënies së regjimit. Ishte një vizitë shumë interesante dhe e rëndësishme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë