Mjedis

Deti Mesdhe i pushtuar nga gjellesa të paftuara dhe të rrezikshme-A janë ato një mallkim apo bekim

Kur gaforrja blu u shfaq për herë të parë në rrjetat e peshkatarëve tunizanë, ata u terrorizuan. Ishte si një mallkim, kjo specie e paftuar pasi po ju dëmtonte rrjetat, ushqej me peshqit që ata tregëtonin dhe ca më keq ata nuk dinin se çfarë të bënin më të. Ajo filloi të shumfishohej frikshëm dhe çdo gjë dukej si një makth pa fund. Por shumë shpejt gaforrja blu u kthye në pëfitim dhe bazën e industrisë së peshkimit.  

Gaforrja blu është vendase në brigjet më të ngrohta, por popullsia e saj ka shpërthyer në Mesdhe vitet e fundit (Foto: Getty Images)

Gaforrja blu e ka origjinën në ujërat Indo-Paqësorit dhe arriti në Detin Mesdhe në 1898, rreth një dekadë pas hapjes së Kanalit të Suezit. Që atëherë, ato janë parë në zona të ndryshme në Mesdhe.

"Si për shumë specie pushtuese, përhapja e gaforres blu është intensifikuar me ngrohjen e ujërave sipërfaqësore për shkak të ndryshimeve klimatike dhe me rritjen e trafikut detar," thotë Jamila Ben Souissi, një studiuese mbi biodiversitetin dhe ndryshimet klimatike në Mesdhe dhe anëtar i Komisionit të Shkencës Mesdhetare.

Në të vërtetë, gaforrja blu nuk është aspak e vetme në udhëtimin drejt Mesdheut.

Peshku lepur (Siganus rivulatus dhe Siganus luridus), është një tjetër hyrje veçanërisht e suksesshme. Këta peshq gllabërojnë vegjetacionin që ofron ushqim  për speciet vendase.

Adrianna Verges, një studiuese mbi ndikimet ekologjike të ndryshimeve klimatike në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor në Sidnei dhe një autor e sondazhit grek dhe turk thotë se. "Në studimin tonë, ne zbuluam se popullata të mëdha të peshqve të lepurit janë të kufizuara në pjesët më të ngrohta lindore të Mesdheut."

Një tjetër hyrje e re në Mesdhe është një shqetësim edhe më i madh. I konsideruar ndonjëherë si speciet e vetme pushtuese më të dëmshme të njohura për shkencën, peshku luan (Pterois miles) është një peshk shumë agresiv me gjemba të ashpra helmuese. E vendosur mirë në zonat jugore dhe lindore të Detit Mesdhe, ajo tani po shkon drejt perëndimit dhe veriut drejt detit Egje dhe Jon. Peshku luan ha sasi të mëdha peshqish të vegjël vendas dhe gaforre , dhe stomaku i tij mund të zgjerohet deri në 30 herë  nga vëllimi i tij origjinal.

Peshku luan është vendas në Oqeanin Paqësor, por ky peshk i fuqishëm është bërë pushtues në shumë pjesë të botës (Foto: Alamy)

Përvojat nga pjesë të tjera të botës tregojnë se sa shumë dëme mund të bëjë: në Bahamas, ky peshk është përgjegjës për një reduktim prej 65% të biomasës së presë në vetëm dy vjet. Në Inditë Perëndimore Franceze, kostoja e këtij pushtimi vlerësohet në më shumë se 10 milion euro. Një analizë e fundit e përmbajtjes së stomakut tek peshqit luanë të Mesdheut zbuloi se 95% e gjahut të tyre ishin peshq vendas të rëndësishëm ekologjikisht dhe ekonomikisht.

Në përgjithësi, Deti Mesdhe është më i pushtuari në botë, me 986 specie aliene të listuara në vitin 2021, nga të cilat 10% janë kategorizuar si "invazive" - ​​që do të thotë se ato kanë gjasa të shkaktojnë dëm ekonomik ose mjedisor.

"Në dekadat e fundit, ka pasur një shpërthim në numrin e specieve të huaja që vendosen në të gjithë pellgun, me pasoja katastrofike për biodiversitetin vendas - ndërveprimi me të ardhurit e rinj po prish plotësisht ekosistemet e qëndrueshme," shkruajnë autorët e raportit të WWF.

Lidhja e Mesdheut me oqeanet e tjera është pjesë e sfidës. Shumica e këtyre specieve pushtuese vijnë nga Deti i Kuq ose Oqeani Indian dhe arrijnë në Mesdhe nëpërmjet Kanalit të Suezit.

“Mesdheu po ndryshon shumë shpejt”, thotë Ben Souissi i Komisionit të Shkencës Mesdhetare. Larvat e gaforres blu kërkojnë një gjendje optimale të rritjes nën një temperaturë konstante uji në 30C (86F). Temperaturat në Mesdhe po rriten 20% më shpejt se mesatarja globale, me rritjen e nivelit të detit që pritet të kalojë 1 m (3.3ft) deri në vitin 2100.

Rritja e temperaturave do të thotë se ardhjet nga oqeanet më të ngrohta mund të mbijetojnë në zona gjithnjë e më të mëdha të Mesdheut, ku vetëm disa dekada më parë ujërat do të kishin qenë shumë të ftohtë për ta. Aty ku speciet vendase janë tashmë nën presionin e peshkimit intensiv, speciet pushtuese mund të zgjerohen edhe më lehtë.

Pushtuesit bëhen pasuri

“Mesdheu po ndryshon dhe zgjidhja jonë e vetme është përshtatja”, thotë Ben Souissi. Ndryshimi i klimës nënkupton se ka të ngjarë të jetë e pamundur të ndalohet përhapja e vazhdueshme e pushtuesve shkatërrues në të gjithë Mesdheun. Por në një rajon ku kaq shumë varet nga ekosistemet e shëndetshme, ekziston një nevojë urgjente për të vepruar.

Sot, duke qenë se gaforrja blu është një specie dominuese në jugun e Tunizisë, ky grabitqar pushtues është bërë një pasuri e vlefshme dhe peshkatarët kanë mësuar të jetojnë me të në kurthet e tyre.

Në katër vitet e fundit, me ndihmën e subvencioneve publike, ata kanë krijuar një zinxhir të tërë vlerash nga të ardhurit e rinj. Ata kanë kuptuar se si të përpunojnë dhe paketojnë gaforret në më shumë se 30 fabrika dhe t'i tregtojnë për eksport në mbarë botën.

"Në fillim, tregu i gaforreve blu nuk ekzistonte në Tunizi," thotë Samia Lamine, koordinatore për projektin e rezistencës bregdetare në portin e Ajim në ishullin Djerba, financuar nga Fondi Special i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe UNDP. "Njerëzit kishin frikë prej saj."

Pas një fillimi me të përpjeta, peshkimi tunizian është përshtatur për të korrur gaforre blu dhe për të eksportuar në vendet ku konsiderohet një delikatesë (Kredia: Aida Delpuech)

Por nuk u desh shumë kohë që banorët vendas të përshtateshin. Ndërsa prisnim që qeveria të reagonte dhe të nisë një strategji kombëtare, "ne u organizuam për t'u mundësuar peshkatarëve të shesin mallrat e tyre në fabrikat e afërta," thotë Naloufi i Grupit Ndërprofesional të Produkteve të Peshkimit të Tunizisë.

Shoqata dhe agjencitë qeveritare tuniziane nisën programe për të trajnuar peshkatarët për të korrur gaforre blu. “Duhet të shpiknim mënyra të reja peshkimi, duke filluar nga kurthe”, thotë Lamine. Pasi provuan disa dizajne, peshkatarët e Ajimit u vendosën në një kurth cilindrik tradicional me një numër më të madh hyrjesh për të akomoduar gaforren.

Pas një fillimi me shumë të përpjeta  peshkimi tunizian është përshtatur për të korrur gaforre blu dhe për të eksportuar në vendet ku konsiderohet një delikatesë

Në vitin 2021, eksportet e gaforres blu tuniziane arritën në 7,600 ton, me vlerë 24 milionë dollarë – dy herë më shumë se në vitin 2020.

Ndërkohë në Qipro, i raportuar si shteti i parë i BE-së i prekur nga speciet pushtuese që kanë udhëtuar në kanalin e Suezit, ka projekte të ngjashme për t'u marrë me rritjen e peshkut luan gjatë dekadës së fundit.

Restorantet lokale kanë filluar të përfshijnë peshkun luan në menutë e tyre, ndërsa pendët e tij të buta dhe shumëngjyrëshe përdoren gjithashtu për të krijuar bizhuteri dhe vepra të tjera arti, duke siguruar të ardhura për peshkatarët, zhytësit, restorantet, dyqanet e bizhuterive dhe industrinë vendase të turizmit.

Ndërkohë, peshku i lepurit është bërë një peshk mjaft i rëndësishëm tregtar në disa rajone në Mesdhe, "ku ata janë shumë të njohur dhe shumë të çmuar", thotë Verges nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor.

“Duhet një përpjekje e përbashkët, të menduarit e shpejtë dhe përshtatshmëria për ta kthyer një specie pushtuese në një mundësi, por në disa komunitete mesdhetare duket se po funksionon”." thotë Marouene Bdioui, një studiuese në Institutin Kombëtar Tunizian të Shkencës dhe Teknologjisë Detare.

Në afat të gjatë, mbetet për t'u parë nëse industritë e reja që shfaqen për të përdorur speciet pushtuese do të jenë të mjaftueshme për të ribalancuar ekosistemet dhe për të përmirësuar biodiversitetin. Me ndryshimin e klimës dhe transportin e gjerë, ekosistemet vendase të Mesdheut janë nën presion nga shumë anë të ndryshme. Por në afat të shkurtër, projekte të tilla janë një shpëtim për komunitetet lokale të peshkimit.

"Sot, gaforrja blu është burimi ynë kryesor i të ardhurave," thotë Hakim Gribaa, peshkatari në ishullin Djerba, Tunizi. "Ne duam që ajo të qëndrojë."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë