Futboll

Dështim në start, Barcelona bie në Bilbao

Nuk ka filluar pozitivisht ky edicion i ri i La Liga për Barcelonën. Katalanasit u mposhtën 1-0 në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të kampionatit spanjoll nga Atlektik Bilbao. Goli vendimtar i ndeshjes u shënua në fundin e takimit nga veterani Ariz Aduriz.

Një Barcelonë me yjet e rinj në fushë, Grizman dhe De Jong, por pa Lionel Mesin zbriti në “San Mames” për të bërë lojën e saj të zakonshme. Dhe në fakt ia doli që të imponohet dhe Bilbao nuk bëri shumë rezistencë që t’i nënshtrohej dominimit të katalansave. Grizman dhe Rafinja ishin dy rreziqet e para në portën e Bilbaos. Të parin pasaktësia në gjuajtje e mbajti larg golit, ndërsa të dytin e ndali traversa.

Kështu do të fillonte edhe pjesa e dytë, me vendasit që do të arrinin të kishin disa raste të mira shënimi me anë të Injaki Uilliams, por pa arritur deri të goli. Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt një barazimi pa gola, në fushë për Atketiko Bilbao hyn Ariz Aduriz. Veterani 38-vjeçar që luan sezonin e tij të fundit në futboll i shtangu të gjithë kur kërceu me roveshatë për të shënuar një gol spektakolar.

I gjithë stadium në festë. Barcelona nuk e mori dot vetën pas këtij goli dhe 5 minutat në vazhdim thjesht sa plotësuan njëra tjetrën për të konfirmuar stratin e këtij kampionati me humbje për Barcelonën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë