Katar 2022

Deshamp dëshiron të qëndrojë te Franca, por ka një kusht për drejtuesit

Gazeta Si – Pas finales së humbur me Argjentinën, trajneri Didier Deshamp e la të hapur të ardhmen. Ai shprehu keqardhjen për mënyrën si u humb finalja, duke theksuar se kualiteti dhe karakteri nuk mjaftuan në atë ndeshje maratonë.

‘L'Equipe’ zbulon së fundi detaje për trajnerin e Francës. Prestigjiozja franceze shkruan se Deshamp ka dëshirë ta vazhdojë punën në krye të ‘gjelave, por ai ka një kush për federatën franceze.

Didier Deshamp, trajneri i Frances. Gazeta Si, 20 dhjetor 2022

Deshamp kërkon që zgjatja e kontratës së tij të jetë edhe për katër vjet të tjera, pra deri në Botërorin e 2026-ës. Një kërkesë kjo, që i ka bërë drejtuesit e federatës që të marrin pak kohë para se të marrin vendimin përfundimtar.

Kohët e fundit është folur shumë për ardhjen e Zinedin Zidan në krye të Francës, por ecuria e mirë e skuadrës në Botërorin e Katarit e komplikoi pak situatën. Tani i takon presidentit të federatës të vendosë, Deshamp e ka thënë fjalën e vet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë