Kombetarja

Dermaku ngre peshë “Elbasan Arenën”, Shqipëria në avantazh

Centimetrat e Kastriotit Dermakut kanë bërë punë. Mbrojtësi shtatlartë i Parmës ka shënuar me kokë në minutën e 32-të të ndeshjes me Islandën dhe kuqezinjtë udhëheqin me rezultatin 1-0 pas pjesës së parë.

Gjiganti i Kombëtares, 1.95 metra i gjatë, kërceu mbi të gjithë dhe dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga e djathta e sulmit nga Memushaj. Një ndeshje shumë më e mirë se ajo me Francën për skuadrën e trajnerit Reja, i cili ka bërë shumë ndryshime në formacion.

Manaj ishte pa fat, teksa goditi shtyllën në fillim të pjesës së parë. Memushaj dhe Lenjani i kanë dhënë më shumë shpejtësi sulmit të Shqipërisë në këtë ndeshje. Kuqezinjtë duken të transformuar dhe të vendosur më mirë në fushë. Pas golit të avantazhit, në stadium ka më shumë entuziazëm. Shqipëria duket se po merr hak ndaj islandezëve.

Shqipëri-Kosovë 1-0
Shënues: Dermaku 32’
Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Lenjani, Hysaj, Ismajli, Xhimshiti, Bare, Memushaj, Manaj, Gjasula, Cikalleshi. Trajner: E.Reja.
Islanda: Haldorson, Hermanson, Arnason, R.Sigurdson, Skulason, Bjarnason, G.Sigurdson, Gunarson, Sigurjson, Halfredson, Bodvarson. Trajner: E.Hamren


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë