Futboll

Dermaku eliminon Manajn nga Kupa e Italisë, tani sfidon Kumbullën

Leçe ka bërë surprizën në Kupën e Italisë, duke eliminuar Specian, pasi e mundi atë në fushën e saj, 0-2. Ka triumfuar Kastriot Dermaku ndaj Rei Manajt në këtë përplasje mes kuqezinjsh.

Dermaku luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Mbrojtësi shtatlartë i Kombëtares ishte një nga më të mirët për Leçen në këtë ndeshje. Rei Manaj qëndroi gjithë kohën në stol, pasi nuk u preferuar nga trajneri Tiago Mota, i cili duket se e ka ruajtur për kampionatin.

Dermaku gjate ndeshjes me Specian. Gazeta Si, 16 dhjetor 2021

Në fazën e 1/8-ve do të ketë përsëri një sfidë kuqezinjsh, sepse Leçe e Dermakut do të ndeshet me Romën e Marash Kumbullës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë