Moti

Deri kur na shoqëron shiu këtë javë

Gadishulli i Ballkanit është përfshire nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në Detin Mesdhe e cila do të sjellë në vendin tonë reshje intensive shiu.

Sot moti do të vazhdojë të jetë i vranët, me reshje shiu, shkarkesa elektrike dhe stuhi me aktivitet kryesor pas orës 20.00 të mbrëmjes deri në mesnatë.

Aktiviteti i reshjeve do të jete deri në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, gradualisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke u spostuar në Lindje të vendit, era do të jete e vrullshme me drejtim Jugperëndim dhe juglindje me shpejtësi mbi 20 m/sek në bregdet dhe me dallgëzim të forcës 5 deri ne 6 balle në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Sasia më e lartë e reshjeve parashikohet në qytetet e Shkodrës 60 mm, Lezha 50 mm, Durrës 70 mm, Tirana 60 mm shi.

zonat malore 5/14 gradë celsius.

zonat e ulëta 10/19 gradë celsius.

zonat bregdetare 14/20 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë