Futboll

Derbi Çelsi-Totenhem për de Ligt, Barcelona ofron dy lojtarë për holandezin

Fjalët e agjentit të tij Mino Raiola, më pas edhe të Arrivabene, drejtues i Juventusit, kanë lënë të kuptohet se e ardhmja e Mathijs de Ligt është gjithmonë dhe më e paqartë.

Sipas 'Sport', për mbrojtësin holandez ka një derbi në merkato mes Çelsit dhe Totenhemit, dy klube që janë gati të mbyllin marrëveshjen me Juventusin që në sesionin e janarit, por në garë është future edhe Barcelona, që ka takuar njerëzit e afërt të futbollistit.

Mathijs de Ligt. Gazeta Si, 26 dhjetor 2021

Për katalanasit në fakt kjo lëvizje është më e komplikuar, për shkak të pagës së lartë të de Ligt. Holandezi ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e parakohshme të kontratës me Juventusin, por klubi bardhezi e di mirë se kjo shifër është jashtë çdo mundësie të merkatos. Çmimi për mbrojtësin mund të jetë rreth 50 milionë euro.

Barcelona, sipas "Todofichajes.com", e do me çdo kusht holandezin, sepse ai pëlqehet shumë nga trajneri Ksavi. Katalanasit kanë menduar të ofrojnë dy lojtarë në shkëmbim të de Ligt, mbrojtësin francez Lenglet dhe sulmuesin holandez Depai. Në këtë moment, më të favorizuar janë Çelsi dhe Totenhem, që janë në gjendje ta përballojnë operacionin e merkatos me pagesë kesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë