Politike

Deputeti Xhaferri: Pushtet i korruptuar dhe i rrezikshëm! Ata duken të fortë kur ne jemi të përçarë

Deputeti i Partisë Demokratike dhe kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri tha në fjalim e tij se ata do të kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fjalën e tij gjatë protestës, ai u shpreh se ky pushtet “jep tendera sekretë dhe koncesione fantazmë”.

Sipas tij qeveria është “e korruptuar dhe e rrezikshëm nga brenda, mjafton një shkëndije, mjafton pak drejtësi e pa kapur që ky pushtet të bjerë për tokë”, tha Xhaferri.

Ai i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, pasi vendi ynë nuk është i varfër, por i vjedhur.

“Sot ju them që ne nuk do të ikim, ky është vendi ynë dhe kjo është toka jonë. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Duhet të shembim murin e pandëshkueshmërisë, një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën.  Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës, ata duken të fortë vetëm kur ne jemi të përçarë”, tha deputeti i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë