Politike

Deputetë të PE, kërkesë Gjermanisë për heqjen e vizave me Kosovën, PS e mbështet

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë nënshkruar një letër përmes të cilës kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Tëitter, eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, që  bashkëngjit edhe dokumentin me nënshkrimet e deputetëve.

“Së bashku me Viola von Cramon (raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian) dhe kolegët e tjerë, kemi dërguar një letër tek (kancelarja) Angela Merkel me kërkesen për të vendosur në agjendë të presidencës gjermane të Këshillit Evropian çështjen e tej-zgjatur të libëralizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në postim.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

Kërkesa është përshëndetur edhe nga PS-ja përmes Taulant Ballës

“Mirënjohës për kolegët dhe miqtë e mi në Parlamentin Evropian @ilhankyuchyuk @tfajon @VollathBettina @SCHIEDER @TPicula dhe eurodeputetët e tjerë për iniciativën e tyre që të kërkojnë nga Gjermania (e cila do të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku) për të adresuar dhe aprovuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”,- shkruan Balla në Twitter.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë