Drejtësia

Depoja e modifikimit të armëve, një nga të ndaluarit mohon akuzat: Punoj si berber

Gazeta Si - Për Ervis Bakallin dhe Dorian Kalon, të cilët u arrestuan në flagrancë, teksa po punonin në depon e armëve në Yzberisht të Tiranës, është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”.

Por përpara togave të zeza të në Gjykatën e Tiranës, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje me armët e gjetura dy ditë me parë në një vilë 3-katëshe..

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Kalo është shprehur se ai bënte piktura murale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët, pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për ‘shtëpi bari’.

Por nga kontroll,i u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke lënë në burg dy të arrestuarit.

Dy ditë më parë, policia publikoi pamjet e operacionit të koduar “Silent”, falë së cilit u zbulua një bazë ku prodhoheshin silenciatorë dhe modifikoheshin armët e zjarrit.

Si rezultat, janë sekuestruar arsenal armësh të llojeve pistoletë e kallashnikov, silenciatorë, municion luftarak, pjesë të ndryshme armësh etj. Baza në fjalë ndodhej në zonën e Yzberishtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë