Lefter Koka është arrestuar dhe po hetohet nga SPAK nën dyshimet se ka përfituar 3.6 mln euro nga incineratori i Elbasanit. Por, LSI akuzon se deri në dhjetor të 2021, ish-ministri i Mjedisit ka siguruar edhe mijëra euro të tjera nga incineratori i Tiranës dhe ai i Fierit.
“Lefter Koka, tashmë me CV të pasur nga Elbasani dhe Fieri, ka përfituar deri në dhjetor 2021, të paktën 500 mijë euro nga inceneratori i Tiranës. Po po, është e vërtetë, mos u habisni, ish-ministri Koka ka marrë qokë 500 mijë euro deri në atë moment, përmes dy kompanive fiktive të lidhura me të, PIVOT-04 dhe A.S Group”, deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Sipas Kryemadhit, SPAK duhet menjëherë të urdhërojë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës të ndalojë pagesat ndaj incineratorit, roli i vetëm i të cilit ka qenë, siç thotë kryetarja e LSI-së, qarkullimi i parave nga buxheti i Qeverisë dhe Bashkisë në xhepat e Rilindjes.
“Ruaj bindjen e plotë, se edhe përtej intimidimit nga qeveria dhe Erion Veliaj, i cili është kapur edhe në përgjim duke prezumuar se ka nën kontroll prokurorët e SPAK, ata do të dijnë të ngrihen në lartësinë e detyrës. Kanë mbështetjen time të plotë dhe inkurajoj të gjitha institucionet vendase dhe të huaja, t'i shprehin publikisht mbështetjen në këtë moment vendimtar! Ky është moment integriteti, dhe e vërteta do na çlirojë të gjithëve”, mbyll denoncimin e saj Monika Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.