Drejtësia

Inceneratorët/ Lefter Koka kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Gazeta Si -Ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka, i cili pre 3 muajsh ndodhet në burg për aferën e incineratorëve, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar masë më të lehtë  sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Lartë, është regjistruar me datën 7 mars.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e incineratorit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish-ministrin për tre akuza: ajo e “shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.

Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e incineratorit të Elbasanit.

Po ashtu gjykatat nuk i kanë liruar ish-ministrit as 88,19% të aksoneve të kantinës së pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pasi ka dyshime se e ka krijuar me para të paligjshme.

Lefter Koka u arrestua 3 muaj më parë me urdhër të SPAK pasi dyshohet se nga afera korruptive e incerantorit të Elbasanit të ketë përfituar rreth 3.7 milionë euro, nga dy administratorët e kompanive Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Sipas SPAK, këto para janë përfituar nga Koka, duke hapur kompani fiktive në emër të njerëzive të tij të afërt. Disa nga kompanitë sipas SPAK i kanë përfituar paratë duke lëshuar fatura fiktive sikur kanë blerë miell dhe sheqer.

Gugallja dhe Zoto janë me masë sigurimi "arrest në burg" në mungesë të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet dhe ka dyshime se janë larguar jashtë vendit në mënyrë të kundraligjshme. 

Prej javësh në Kuvend u ngrit një Komision Hetimor Parlamentar për incineratorët, i cili u përmbyll me një raport në lidhje me gjetjet pas pyetjes së 41 dëshmitarëve, përfshirë edhe vetë kryeminsitrin Edi Rama, i cili nuk mbajti përsipër asnjë përgjegjësi për procedurat që janë ndjekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë