Dosje

Dënohet shqipëtari për vdekjen e 39 emigrantëve vietnamezë që shkonin në Angli

Gjykata e Old Bailey, në Britani ka burgosur me 10 muaj, shqiptarin Gazmir Nuzi, 43 vjeç, banues në Tottenham, në veri të Londrës, nën akuzën se vitin e kaluar ai është përfshirë në trafikun e njerëzve.
Nuzi e ka prabuar akuzën duke thënë se donte të lehtësonte rrugën për emigrantët, por kjo gjë shkaktoi vdekjen e 39 emigrantëve nga Vietnami.
Shtetasit të moshës midis 15 dhe 44 vjeç, u mbytën në kamion frigoriferik gjatë rrugës nga Zeebrugge në Belgjikë për në Purfleet në Essex të Britanisë.

Ndërkaq në Gjykatë u tha se shtetasi shqiptar mori nipin e tij dhe një burrë tjetër pasi ata ishin kontrabanduar në Britani në pjesën e pasme të një kamioni më 11 tetor 2019. Por pas  dy javësh vdiqën të 39 personat tek sa ndoqën të njëjtën rrugë, qëndruar  në kontejner për të paktën 12 orë.
Nuzi i cili është baba i tre fëmijëve ka mohuar se ishte anëtar i grupit të krimit të organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”



Lajme të lidhura


Më Shumë