Rend dhe Ligj

Dënohet me 15 vite burg Sokol Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit

Gazeta Si - Sokol Sanxhaktari është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Apelit Durrës. Ish-dhëndrri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është dënuar për vrasjen e Florian Lamçes, mikut të tij të ngushtë.

Adriano Hajdari, bashkëpunëtor në krim, është dënuar me 8 vite burg. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, kështu që Sanxhaktari do të vuajë 10 vite nga dënimi, ndërsa Hajdari 5 vite e 4 muaj.

Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan kishte dhënë dënim me 18 vite burg për Sanxhaktarin dhe Hajdarin, por ky vendim u apelua. Vrasja e Lamçes ndodhi më 30 korrik 2020. Atë ditë Sanxhaktari, Lamçe dhe Hajdari po festonin në një lokal, ku konsumuan alkool dhe lëndë narkotike.

Gjakrat u ndezën mes të rinjve dhe Sanxhaktari e Hajdari rrahën në mënyrë brutale Lamçen, duke i shkaktuar vdekjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë