Atletike

Dënimi i rëndë për Rusinë, 4 vjet jashtë për doping, i mohohet edhe Katar 2022

Në Lozanë, WADA ka dhënë dënimin më të rëndë në histori për atletikën, Rusia do të qëndrojë 4 vjet jashtë për shkak të dopingut, duke mbetur jashtë Lojërave Olimpike, Botërorit të Atletikës, por edhe Botërorit të futbollit "Katar 2022". Moska ka falsifikuar të dhënat e kontrollit antidoping për atletët e saj, ndërsa këta të fundit do të lejohen të marrin pjesë në kompeticione ndërkombëtare me flamur neutral.

Rusia është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Tokios 2020, si dhe nga Lojërat Dimërore të Pekinit 2022. Flamuri rus nuk lejohet të jetë pjesëmarrës edhe në Botërorin e ardhshëm të futbollit, "Katar 2002", ndërsa në Europianin e 2020-ës Rusia do të marrë pjesë, psi është kualifikuar. WADA (Agjencia Ndërkombëtare Antidoping), do ta komunikojë vendimin e saj gjatë një konference shtypi, pas mbledhjes së komitetit në Lozanë, që do të jetë me dyer të mbyllyra.

Një laborator antidoping në Rusi. Gazeta Si, 9 dhjetor 2019

“Lista e plotë e rekomandimeve është aprovuar me unanimitet të plotë nga 12 pjesëtarët e komitetit ekzekutiv, - ka thënë zëdhënësi i WADA-s. – Komitetit ka vendosur për përjashtimin e flamurit rus nga Olimpiadat dhe nga çdo kampionat tjetër ndërkombëtar për 4 vitet e ardhshme, me mundësinë e përfaqësimit të atletëve rusë me flamur neutral. Rusia ka 21 ditë kohë për të bërë ankimim”.

Ndëshkimet për Rusinë përfshinjnë edhe përjashtimin e agjencisë ruse antidoping (Rusada) nga WADA. Rusisë i ndalohet të presë kompeticione ndërkombëtare. E gjitha kjo, sepse Moska ka manipuluar të dhënat e atletëve në laboratorët e saj. Sipas raportit të komisionit të inspektimit, mijëra të dhëna atletësh janë fshirë ose ndryshuar. Që në Lojërat Dimërore “Pyeongchang 2018’, Rusia nuk u lejua të merrte pjesë si skuadër, ndërsa 168 atletë të saj garuan si “atletë olimpikë të Rusisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë