Ekonomi

Denaj: U kemi krijuar lehtësi fiskale bizneseve, bilanci pozitiv

Ministrja e Financave Anila Denaj u thirr sot në kuvend në interpelancë nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi.

Ai kërkoi të dinte vijueshmërinë e turizmit gjatë pandemisë dhe numrin e bizneseve të mbyllura, ngriti pyetje mbi aftësinë e pagimit të  bizneseve tatim-fitim në një periudhë me eficence jo të plotë.

Z.Roshi shtoi se paga e luftës nuk është e mjaftueshme për t’i ardhur në ndihmë  njerëzve dhe gjobat e bizneseve për vonesa pagesash janë të pavenda.

Ministrja Denaj e nisi fjalën e saj duke rikujtuar nevojën për përdorimin e kuponit tatimor për cdo shërbim. Ajo tha se ekonomia informale ishte plagë e vjetër dhe se recesioni ekonomik qe një problem global.

Znj.Denaj përmendi se për pagën e luftës janë marrë 19.1 miliardë  nga buxheti i shtetit. Ajo shtoi se bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë taksë dhe është rritur kufiri i TVSH-së për 90% të bizneseve.

Sipas saj, qeveria ka ndihmuar bizneset e vogla duke eleminuar disa taksa ndërsa për papunësinë, ajo bëri një krahasim mes viteve 2019 dhe 2020. Denaj u shpreh se në dhjetor të 2020 ishin mbi 689 mijë të punësuar ndërsa në 2019 ishin 688 mijë të punësuar.

"Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë. Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë. Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa. Vitin që shkoi, në vlerën neto të regjistrim, çregjistrim, kemi një situatë me neto pozitiv 203 neto. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë por masat e marra kanë bërë të mundur që të mos mbyllen bizneset. Në raport me likuiditetin theksoj, se ne kemi marrë masa për riskedulimin e tatim-fitimit për bizneset e vogla. Dhamë likuiditet përmes garancive sovrane. Fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme. Ftesa vlen për ju që të merrni kuponin. Për punësimin, po t'i kthehemi 2020, ishte një vit i vështirë pasi shumë persona humbën punën e tyre. Në dhjetor të 2020 numri mbi 689 mijë ndërsa në dhjetor të 2019 ishte 688 mijë. Përsa i takon taksës së arsimit. Kjo është një taksë vendoset nga pushteti vendor, Bashkia Tiranë dhe është e drejta për financat, ku këshilli i njësisë vendore ka të drejtë të vendosë taksën dhe të ofrojë një infrastrukturë arsimore. Falja e gjobave dhe penaliteteve. Ne kemi nënshkruar këtu aktin për faljen e gjobave", tha Denaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë