Ekonomi

Denaj sqaron me shembuj si biznesi do të shlyejë kredinë për pagat e punonjësve

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë ka sqaruar se si do të funksionojë kredia me garanci sovrane që biznesi do ta marrë tek bankat e nivelit të dytë për të paguar rrogat e punonjësve.

“Si ministre do thoja që është marrëdhënie mes bankës e klientit, në rastin e marrjes së kësaj kredie ne flasim për bizneset që kanë një marrëdhënie të shëndetshme me bankat, kjo do të cojë në një disburzim të këtij fondi, 3 muajt e parë e thamë që nuk do ketë asnjë këst mujor, në 3 muajt e ardhshëm nëse kompanitë marrin likuiditet rinis pagesa, pra kthimi i kësteve të banka por sipas likuiditetit. Këtu ke një mundësi, para se të shkosh te kolaterali që është garancia sovirane. Pra biznesi dhe bankat mund ta vendosin vetë masën e magesës së këstit. Mund të jetë më i ulët 6 muajt e parë dhe më i lartë më vonë”,- tha ministrja Denaj.

Duke e ilustruar me një shembull, ajo shpjegoi se çfarë mund të ndodh në rastet kur biznesi ka vështirësi për ta shlyer kredinë kur të nisë të funksionojë plotësisht pasi të nisë procesi i rimëkëmbjes.

“Nëse e merr kredinë në 20 prill, pra deri në 3 muaj nuk paguan më shumë se sa interesi, pra jo të gjithë këstin. Pas tre muajsh paguan këstin e parë, nëse atë muaj ka vështirësi, bizneset do hyjnë në marrëdhenie me bankën…programojnë bashkë që në 2 vjet të vendosin edhe këste iregulare, pra që 6 muajt e parë kësti të jetë më i ulët dhe pastaj më i lartë. Nëse gjatë kësaj kohe biznesi shkon në bankë dhe tregon pasqyrat financiare sigurisht banka do vendosi si ta ristrukturojë më tej ose jo marrëdhënien me të”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë