Ekonomi

Denaj: Buxheti 2021 nuk ka menduar skenarin pesimist. Nëse pandemia vijon, negociojmë me PPP-të

Anastas Angjeli: Duhet të bëjmë gati litarët e shpëtimit

Minstrja Anila Denaj në prezantimin e sotëm (të hënën) të projektbuxhetit 2021 në Komisionin Kuvendor për Ekonominë dhe Financat ka  theksuar se ky projektbuxhet është ndërtuar duke mos menduar një skenar pesimist ku pandemia do të shtrihet përtej këtij fundviti.

Në të kundërt tha ajo do të përdoret si fillim 1 mld lekë I fondit të emergjencave të Ministrisë së Bujqësisë dhe do të vijohet të negociohet me autoritetet kontraktore të PPP-ve siç u bë gjatë valës së parë të pandemisë duke pezulluar kontratat me ta.

Ministrja bëri me dije se nuk do të ketë paketa mbështetëse, sepse ato janë për raste emergjencash, por do të ketë instrumenta nxitëse të atrgetuar.

“Pas konsultimeve me FMN, sjo sugjeroi për instrumente të targetuara, jo të përgjithshme, psh instrumente për nxitjen e eksporteve dhe ne do të punojmë në këtë drejtim”- tha ministrja Denaj.

 Relatori i buxhetit Anastas Angjeli duke marrë parasysh që mund të ketë një valë të dytë në rritje të pandemisë, tha se buxhetet duhet të kenë në konsideratë emergjencat dhe “nuk duhet të kujtohemi kur ndodhin fatkeqësitë natyrore”.

Duke parë situatën në botë dhe Europë, Angjeli u shpreh se “duhet të bëjmë gati litarët e shpëtimit. Duhet të ketë një përkujdesje në parashikimet buxhetore, nuk duhet të kujtohemi kur na bien fatkeqësitë. A kemi ndonjë instrument nëse pandemia përkeqësohet?”

Angjeli duke vlerësuar arritjet e qeverisë në rritjen e ekonomisë dhe konsolidimin fiskal gjatë viteve 2014-2019, e konsideroi buxhetin 2021 më optimist se ç’duhet, por e argumentoi me nevojnë për të rekuperuar tkurrjen e 2021-it.

 “Ky buxhet vjen në kushtet e një klime ekonomike globale të eurozonës, rajonale dhe të vetë  Shqipqrisë me një situatë të vështirë të një krize globale, recesion ekonomik global që është ndikuar nga pandemia dhe tërmeti I nëntorit 2020. Na çon në ato rezultate ku tkurrja parashikohet 6,1 % që pranohet edhe nga institucionet ndërkombëtare. Nuk mund të venisim atë që është arritur prej 2014-2019 në ekonominë tonë. Duhet të kthejmë kokën në momentin kur e morën se si e morëm ekonominë. Treguesit deri në 2019 në mënyrë të qëndrueshme shënuan një konsolidim tepër pozitiv.  Me këtë projektbuxhet synojmë një bazë të shëndoshë për rimëkëmbjen me tregues sa më të mirë dhe sa më shpejt. Gjendja e ekonomisë në këtë moment është pasojë nga dy faktorë përtej politikave tërmetit dhe pandemisë. E konsiderojmë si një buxhet antirecesion., buxhet i rimëkëmbjes.”- tha Angjeli.

Ai deklaroi se do të tentohet  që trajektorja e borxhit të bjerë nën 80% për të përballuar nevojat e ringjalljes ekonomike

Deri gjysma e vitit të ardhshëm parashikojmë vijimin e goditjes nga pandemia dhe zgjedhjet.

Vitet elektorale tha ai, nuk kanë qenë ndonjëherë të qeta dhe ti lënë mundësi ekonomisë të zhvillohet.

“Prioritet I parë është situata përballë skenarëve të mundshëm. Fokusi mbetet tek njeriu duke marrë parasysh çdo skenar. Tani jemi përballë një binomi të rëndësishëm: Pandemi dhe ekonomi. Nëse ka pandemi në reritje, sado ti bëjmë mirë llogaritë, do të  ketë përkeqësim ekonomik, prandaj duhet të bëjmë gati litarët e shpëtimit. Duhet të mendojmë garanci sovrane, duhet të mëndojmë për luftën e dytë, pagat, për të pasur një hapësirë fiskale që të jetë sa më elastike që të realizojmë shpoenzimet e nevojshme.”- tha Angjeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë