Qeveria po ndryshon buxhetin 2019 dhe projektbuxhetin 2020 me qëllim që paratë e planifikuara për projekte të ndryshme, të kalojnë për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ministria e Financave Anila Denaj ka bërë me dije sot se projekt buxheti 2020 do të miratohet parimisht në 5 dhjetor, por ai do të rishikohet tërësisht.
Sipas saj disa projekte do të shtyhen me një vit dhe parata e menduara për to, do të kalojnë për shpagimin e dëmëve të tërmetit.
Do të ketë shtim të fondeve për fondin rezervë dhe në zërin transfertë e kushtëzuar për bashkitë e prekura nga tërmeti i të martës.
Nuk ka ende një përgjigjje zyrtare përfundimtare nga Ministria e Financave se sa ka shkuar fatura e dëmeve nga tërmeti, por mendohet që të premten do të jepet një përgjigje e përafërt se sa mund të ketë shkuar kjo faturë deri tani.
Qeveria ka vendosur që përveç kontributit të donatorëve të ndryshëm që janë ofruar për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti, të ndryshojë buxhetin e 2019 dhe projektbuxhetin e 2020-ës që një pjesë të parave t’ia dedikoj shpagimit të dëmeve nga fenomeni natyror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.