Futboll

Dëmtohet Kilian Mbape, në rrezik sfida e parë Championsit me Bajernin

Gazeta Si – Kilian Mbape shqetëson PSG-në në prag të Championsit. Sulmuesi doli nga fusha në minutën e 20-të të ndeshjes së fundit me Montpeljenë në kampionat, duke ngritur alarmin 13 ditë para sfidës së 1/8-ve me Bajernin e Mynihut.

Pas një përplasjeje me Leo Leroi të Montpeljesë, Mbape preku disa herë kofshën e majtë dhe pak minuta më pas kërkoi zëvendësim, duke ia lënë vendin Ekitike.

Mbape gjate ndeshjes me Montpelje, kur u demtua. Gazeta Si, 2 shkurt 2023

Gjendja e tij do të vlerësohet me detaje, por për momentin drejtuesit e klubit parisien janë në ankth, sepse bëhet fjalë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Situata është bërë më shqetësuese, sepse në minutën e 31-të la fushën edhe Serxhio Ramos, pas një përplasjeje kokë më kokë me Stefi Mavididi.

Nëse të dy këta lojtarë do të mungonin ndaj Bajernit, do të ishte një humbje e madhe. Te PSG Championsi është një nga objektivat kryesorë dhe stafi teknik shpreson të rikuperojë në kohë Mbapenë dhe Ramosin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë