Futboll

Dëmtim në gju, Nejmar braktis Brazilin në Kupën e Amerikës

Nejmar nuk do të jetë me Brazilin në Kupën e Amerikës. Sulmesi i PSG është dëmtuar në gju dhe nuk do mund të zbresë në fushën për ekipin “Selecao” në takimet e këtij muaji.  Dëmtimi i Nejmar ndodhi në minutën e 17’ në ndeshjen miqësore Brazil – Katar, që amerikano latinët e fituan 2-0. Nejmar u dërgua në spital për një skanim pasi u ndihmua jashtë fushës nga anëtarët e stafit të kombëtares së Brazilit dhe dyshimet e para janë që 27-vjeçari të ketë ndrydhur kyçin e këmbës.

Trajneri i Brazilit, Tite, i cili të hënën e përshkroi Nejmar si "të domosdoshëm", por jo "të pazëvendësueshëm" në ekip, fillimisht besonte se lëndimi nuk do të ishte "shumë serioz". Nejmar, i cili u bashkua me PSG nga Barcelona për një shifër rekord prek 222 milion euro në gusht 2017, humbi tre muaj në mes të janarit dhe prillit këtë vit pasi kishte përdredhur një ligament në këmbën e tij të djathtë. Ai gjithashtu humbi tre muaj pas operacionit për të njëjtën periudhë kohore në vitin 2018, duke u kthyer vetëm në kohë për të luajtur në Kupën e Botës. 27-vjeçari është zhgraduar edhe si kapiten i Brazilit, pasi shiriti i është besuar Dani Alves. Nejmar e mbajti rolin e kapitenit për tetë muaj.

Përveç problemeve shëndetësore karriera e Nejmar në ditët e fundit është përfshirë nga një tjetër skandal i madh përdhunimi. Pak ditë më parë stërvitja e kombëtares së Brazilit u ndërpre për disa minuta, pasi në kompleks mbërritën forcat e policisë që i dorëzuan Nejmar një mandat paraqitje në komisariat. Nejmar rrezikon dy lloje dënimesh. Dhunë fizike e marrëdhënie seksuale të dhunshme dhe krim kibernetikë, pasi disa ditë më parë publikoi disa foto dhe video të momenteve intime me modelen që e akuzon atë për përdhunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë