Kombetarja

Dëmtim muskulor për Kristjan Asllanin, mungon në fitoren e Interit dhe shqetëson stafin kuqezi

Gazeta Si – Probleme fizike për Kristjan Asllanin para grumbullimit të Kombëtares për dy ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, që mbyllin kualifikueset e Eruo 2024. Mesfushori ka një dëmtim të lehtë muskulor në kofshë.

Për këtë arsye Asllani nuk u përfshi në listën e lojtarëve të disponueshëm të Interit për ndeshjen me Frozinonen, ku zikaltrit fituan 2-0. Klubi ka bërë sqarimin përkatës për gjendjen e lojtarit shqiptar, që ka shqetësuar trajnerin Silvinjo.

Asllani me fanellen e Interit. Gazeta Si, 13 nentor 2023

Në ndeshjet e fundit Asllani ka luajtur titullar, bashkë me Ramadanin, ndaj dhe mungesa e tij do të prishte shumë punë në dy ndeshjet e 17 dhe 20 nëntorit. Megjithatë, ka ende shpresë për një rikuperim në kohë të elbasanasit. Lojtari pritet të kryejë kontrollet mjekësore pasi të vijë në Kombëtare dhe më pas do të jetë më e qartë se çfarë do të ndodhë me të.

Titullar në ndeshjen me Interin ishte ndërkohë sulmuesi Marvin Çuni, i cili këtë herë mungon në listën e Silvinjos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë