Kombetarja

Dëmtim i lehtë për Keidi Baren, nuk rrezikon për Hungarinë dhe Poloninë

Keidi Bare luajti në mesjavë ndeshjen e parë si titullar me Espanjolin në La Liga. Mesfushori i Kombëtares qëndroi 73 minuta në fushë në fitoren 1-0 ndaj Alaveshit. Ai ndjeu dhimbje dhe kërkoi ndërrim në atë moment, duke ngritur edhe një lloj alarmi për trajnerin Edi Reja dhe stafin e ri.

Por ky alarm ka rënë poshtë, Bare nuk rrezikon për dy ndeshjet e tetorit me Hungarinë dhe Poloninë. Fieraku figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Espanjolit për ndeshjen e radhës me Seviljen. Gjasat janë që Bare të mos rrezikohet në këtë transfertë, por i rëndësishëm është fakti që dëmtimi i tij nuk është serioz.

Bare gjate ndeshjes me Alaveshin. Gazeta Si, 24 shtator 2021

Trajneri Reja shpreson shumë që t’i ketë të gatshëm të gjithë futbollistët për ndeshjet e 9 dhe 12 tetorit, që vendosin shumë për vendin e dytë. Bare është një titullar shumë i rëndësishëm në mesfushë dhe mungesa e tij do të linte një boshllëk të madh. Për momentin, shqetësues për trajnerin Reja është qëndrimi në stol i dy portierëve Strakosha dhe Berisha, si dhe mbrojtësit Kumbulla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë