Politike

Dëmet nga tërmeti, Rama: Si do ndahen 70 mln dollarë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se, këtë javë bëhet gati vendimi për lëvrimin e dëmshpërblimeve për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga Shijaku, ku nisi operacioni i pastrimit të inerteve nga prishja e 16 pallateve, Rama u shpreh se 70 milion dollarë  do t’u shpërndahen qytetarëve.

Në fund të qershorit, sipas tij, fillon edhe ndërhyrja te shtëpitë individuale

"Është një volum gjigant, por do e mbështesim ministrinë e Mbrojtjes në këtë proçes. Jemi në afatet të mira, dhe pse nga kjo periudhë koronavirusi na dëmtoi.

Brenda disa muajsh në këtë zonë do të shohin kantierin dhe transformimi do të jetë kolosal. Këtë javë qeveria nis çeljen fondeve të dëmshpërblimit për familjet me dëmtime të riparueshme të shtëpive, të cilat do të mbështeten nga qeveria dhe nga ana tjetër, lidhen kontratat e para të Rindërtimit të Shkollave, për të vijuar gjatë gjithë qershorit me kontratat e investimeve në infrastrukturën e zonave të dëmtuara, si edhe për Rindërtimin e Banesave Individuale.

Një shumë e konsiderueshme dhe besoj që jo vetëm mbulon nevojat, po i mbulon mirë. Në total vetëm për xhepin e qytetarëve të dëmtuar shkon në 70 mln dollarë, tjetër histori për ata që e kanë shtëpitë të pariparueshme ", tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë