Sociale

Pacientja del pozitive me koronavirus, mbyllet pavioni i Ortopedisë në Lezhë

Një paciente pozitive me koronavirus në Lezhë mbyll pavionin e Ortopedisë të spitalit të këtij qyteti.

Mësohet se pacientja kishte një histori udhëtimi në Itali, por ua kishte mbajtur të fshehtë mjekëve të spitalit.

Pacientja është konfirmuar me COVID 19 vetëm pasi ka shfaqur simptoma.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë futur menjëherë në karantinë pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar.

Një infermiere 54-vjeçare ka rezultuar pozitive me heret dhe menjëherë u morën masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika e infektimit. Po ashtu qendra shëndetësore u mbyll dhe u dezinfektua. Në Lezhë janë edhe 4 persona të prekur nga COVID-19 dhe rasti i fundit e çon në 5 numrin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë