Futboll

Del Piero ngre alarmin: Pashë gabime që s’mund t’i bëjë një lojtar i Juventusit!

Gazeta Si – Humbja e dytë në tri ndeshje për Juventusin ajo ndaj Moncës, që mbetet makthi i skuadrës së Alegrit. Të dielën bardhezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të tmerrshme, provuan të bënin diçka në të dytën, por pa mundur ta ndryshonin rezultatin.

Për mikrofonët e ‘Sky Calcio Club’, legjenda e Juventusit, Aleks Del Piero, ka folur me kritika të forta, duke ngritur alarmin: "Monca është një mace e zezë për Juventusin, ndonjëherë ndodhin këto gjëra. Por lojtarët bënë gabime, që një lojtar i Juventusit nuk mund t’i bëjë.

Lojtaret e Juventusit gjate ndeshjes me Moncen. Gazeta Si, 30 janar 2023

Nuk është e denjë për lojtarët dhe skuadrëm. Janë gabime vëmendjeje, që vijnë edhe nga situata psikologjike dhe fizike që po përjeton klubi për atë që po ndodh jashtë fushe. Besoj se kjo situatë ka një ndikim shumë të rëndësishëm për ata që dalin në fushë.

Me Atalantën ishte një ragim i vërtet në çdo pikëpamje, një skuadër e bukur për t’u parë, agresive. Me Moncën u panë shumë pak gjëra dhe kjo është alarmante. Juventusi, ashtu si Milani, po përballojnë beteja të rëndësishme jashtë fushe, që nuk është e lehtë të izolohen”, - ka theksuar Del Piero.

Janë bërë të ditur ndërkohë edhe argumentet e dënimit me 15 pikë minus për Juventusin në kampionat. Klubi bardhezi ka bërë shkelje të rëndë, të përsëritura dhe për një kohë të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë