Makina

Del në ankand makina e Marilyn Monroe

Ka dalë në ankand makina e yllit të viteve 50 ‘ Marilyn Monroe.

Makina është e tipit Ford. Edhe pse është prodhuar në vitin 1955, ajo është rikthyer sërish në gjendje punë.

Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se “Makina ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave, por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood.” Kjo makinë ka dalë në ankand për një çmim marramendës prej 500.000 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë