Drejtësia

Dekonspiroi hetimet për transportet, pezullohet sekretarja e Prokurorisë së Tiranës

Gazeta Si - Sekretarja e Prokurorisë së Tiranës, Rajana Jata është pezulluar nga detyra, pasi dyshohet për dekonspirim të hetimeve.

Jata akuzohet për shpërdorim detyre, nën dyshimin se ka dekonspiruar hetimet për një çështje korrupsioni ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Drejtorisë Rajonale Tiranë.

Prokurorisë së Tiranës, ka vendosur si masë sigurie detyrim paraqitje ndaj  sekretares dhe pezullimin nga detyra.

Nga këqyrja e tabulateve punonjësja e Prokurorisë rezulton se sapo materialet sekrete kanë mbërritur pranë akuzës së Tiranës, ajo telefonoi një zyrtar të Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme.

Por nëse ky është një komunikim rutinor midis tyre, dekospirim apo lëvizje për të larguar nga puna një sekretare, këtë do ta provojë më së miri hetimi në vazhdim.

Nën dyshime se zyrtarët e transportit ishin implikuar në korrupsion, Prokuroria e Posaçme sipas burimeve ia delegoi hetimin Prokurorisë së Tiranës, siç ka vepruar edhe për çështje të tjera, për të cilat është deklaruar jo kompetente për shkak se punonjësit shtetërorë procedohen nga prokurorë të zakonshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë