Futboll

Dejvi Bregu dhe Megi Doçi fitojnë ‘Topin e Artë” për vitin 2021

Edhe futbolli shqiptar ka “Topin e Artë” për meshkujt dhe femrat, që janë Dejvi Bregu dhe Megi Doçi. Ata janë përzgjedhur pas votimit të gazetarëve për çmimin simbolik, që jepet në eventin tradicional të fundvitit të organizuar nga Televizioni Publik Shqiptar, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Bregu është larguar në verë nga Shqipëria dhe aktualisht luan në Turqi, me Boluspor, por sezonin e fundit ishte vendimtar me golat e tij në fitimin e titullit nga Teuta. Vlonjati fitoi edhe “Këpucën e Artë”, me 16 gola të shënuar.

Nga ceremonia e ndarjes se çmimeve. Gazeta Si, 30 dhjetor 2021

“Topin e Artë” për femra e ka fituar Megi Doçi, sulmuesja e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare. Çmimin e “Talentit të vitit” e fitoi Marsel Ismajlgeci i Tiranës, kurse “Trajneri më i mirë i vitit” u shpall gjermani i Vllaznisë, Tomas Bërdariç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë