Komunitet

Degradimi urban në Durrës, pusetat në rrugë të hapura

Vjedhja e kapakëve të pusetave mbetet një shqetësim i vazhdueshëm në qytetin bregdetar të Durrësit.

Pusetat e hapura janë kthyer në një burim rreziku për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe vendhedhje mbeturinash që shkaktojnë bllokim të tyre, e rrjedhimisht përmbytje në këtë pjesë të qytetit, ku banorët ankohen edhe për mungesën e ndriçimit, pavarësisht se janë taksapagues të rregullt.

Përgjegjësi i sektorit të kanalizimeve në Ujësjellës Kanalizime Durrës thotë se shqetësuese është gjendja jo vetëm në lagjen 18, por edhe në lagjet 12 dhe 16 ku brigadat e punës kanë nisur të zëvendësojnë kapakët metalikë me ata plastikë për pusetat që ndodhen në anë të rrugës.

“Aktualisht po punojmë për vendosjen e zgarave shimbledhës që është problem i vazhdueshëm në Durrës, pasi çdo ditë kemi raste të vjedhjeve. Aktualisht nga kapakë gize po vendosim kapakë plastikë të reduktojmë vjedhjen”, thotë Bledar Metalla, përgjegjës i sektorit të kanalizimeve UKD.

Po kapakët plastikë nuk mund të përdoren për pusetat e rrugës pas stadiumit “Niko Dovana”, të cilat ndodhen në mes të rrugës, ndaj po mendohet për një zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë