Kombetarja

Dede dhe Beqiri shpallin listat, më shumë produkt vendas te moshat

Pak kohë më parë janë ndërruar trajnerët e kombëtareve të moshave, që kanë pasur rezultate të dobëta periudhën e fundit. Nevil Dede i Kombëtares U-19 dhe Elvin Beqiri i Kombëtares U-17, kanë publikuar sot listat e lojtarëve të grumbulluar për ndeshje debutuese në stolin kuqezi. Si te lista e Dedes, ashtu edhe tek ajo e Beqirit, bie në sy numri i madh i lojtarëve që vijë nga kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar. Më parë ka pasur një tendencë për të afruar te kombëtaret e moshave sa më shumë lojtarë që vijnë nga kampionate të huaja, ndërsa tani duket se është hapur një cikël i ri.

Nevil Dede, përveç lojtarëve të thirrur nga ekipe të kampionatit tonë si Partizani, Tirana, Skënderbeu, Vllaznia, Flamurtari e Laçi, ka marrë edhe 5 lojtarë të Shkëndijës së Tetovës, duke ia “rrëmbyer” Maqedonisë.

Lista e Kombëtares U-19

Edhe trajneri i U-17-ës, Elvin Beqiri, ka grumbulluar një numër të madh lojtarësh të kampionatit tonë. Ekipi i tij është pjesëmarrës në trofeun “Mercedes Benz” që zhvillohet në Turqi në datat 14-17 janar. Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 kombëtare moshash, të ndara në 2 grupe. Kuqezinjtë 17-vjeçarë bëjnë pjesë në Grupin B, ku janë edhe Spanja, Rusia dhe Maqedonia. Skuadra të tjera pjesëmarrëse janë Anglia, Turqia, Azerbajxhani dhe Moldavia.

Lista e Kombëtares U-17

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë