Moti

Dëborë dhe temperatura të ulëta

Europa lindore është përfshirë nga masa ajri të ftohta arktike të cilat kanë kushtëzuar vendin tonë dhe Kosovën me reshje bore por dhe rënie të temperaturave.
Ditën e mërkure dhe të enjte i gjithë vendi do të përfshihet nga masa ajri të ngrira me origjinë arktike të cilat do të sjellin kthjellime dhe rënie të konsiderueshme të temperaturave me 10 gradë celsius.

Zonat malore -8-0 gradë
Zonat e ulëta -3-12
Zonat bregdetare 1-13 grade celsius

Dita e premte do të rikthejë reshjet e shiut, por edhe rritje të temperaturave duke i çuar në vlerën 17 gradë celsius në mesditë në zonat bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë